Ylli i Udineses, Gerard Deulofeu, do të operohet dhe nuk do të largohet nga skuadra në muajin janar.
Sulmuesi spanjoll u kthye pas lëndimit në fitoren 1:0 ndaj Sampdorias të dielën. Por u detyrua të largohej nga fusha sërish vetëm 10 minuta pasi hyri në lojë në pjesën e dytë.
Udinese ka konfirmuar të premten se ai do të operohet në gju.
Deulofeu ishte afër kalimit tek Aston Villa.
Ish-futbollisti i Milanit dhe Barcelonës po ashtu ishte opsion për Romën, që e shihte si zëvendësues të Nicolo Zaniolos.
Deulofeu realizoi dy gola dhe gjashtë asistime në 16 ndeshje të elitës së futbollit italian.
Artikuj të ngjashëm