Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Detajet e transferimit të Moratas në Chelsea

Alvaro Morata së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Chelseat.

Kjo pasi kampioni anglez ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e tij, transmeton Koha.net.

Gianluca Di Marzio jep detajet e këtij transferimi që pritet të finalizohet në ditët e ardhshme.

Sipas tij Morata do të përfitojë 9 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme si lojtar i Chelseat.

Përderisa Real Madridi do të përfitojë ndërmjet 80 dhe 85 milionë euro nga shitja e Moratas.