Chelsea ka konfirmuar transferimin e sulmuesit spanjoll Alvaro Morata nga Real Madridi.
Kampioni anglez ka konfirmuar se marrëveshja ndërmjet klubeve është arritur kurse tani vetëm kushtet personale të lojtarit kanë mbetur për t’u arritur, si dhe testet mjekësore për të finalizuar transferimin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alvaro Moratas në Stamford Bridge. Kjo lëvizje tani do të finalizohet pas marrëveshjes personale me lojtarin dhe kalimit të testeve mjekësore”, thuhet në konfirmimin e klubit.
Sipas raporteve Morata do të përfitojë 9 milionë euro në sezon në pesë vitet e ardhshme, kurse Reali do të përfitojë nga shitja e tij 80-85 milionë euro.
We have agreed terms with Real Madrid for the transfer of Alvaro Morata...https://t.co/uuenBgcPH2
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 19, 2017