Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico synon të transferoj Moratan

Atletico Madridi po përgatit ofertë për të transferuar sulmuesin spanjoll Alvaro Morata nga Chelsea, raporton "The Telegraph" të premten.

Morata kaloi pjesën e dytë të stinorit të kaluar në formë huazimi te Atletico dhe ka shprehur dëshirën që të mbetet në Madrid. Chelsea është i gatshëm të lëshojë Moratan, por për 50 milionë funte, transmeton Koha Ditore.

Morata është i huazuar te Atletico deri në verën e vitit 2020. Krerët e Atleticos janë të frikësuar se Chelsea mund të rikthejë parakohe Moratan, pasi që e ka të ndaluar të transferojë lojtarë. Për këtë arsye po mendojnë të blejnë kartonin e reprezentuesit të Spanjës.