Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Moratan

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, përcjellë “AS” të premten. Te Barcelona po e shohin Moratan si zgjidhje ideale për sulmin dhe së shpejti pritet të kontaktojnë Atletico Madridin, ekip me të cilin sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2023.

Morata është i huazuar te Juventusi në fillim të këtij edicioni por duket se ekipi nga Serie A nuk e ka ndërmend të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së tij. Për ta lënë të lirë Moratan, Atletico po kërkon të paktën 35 milionë euro dëmshpërblim. Morata 28-vjeçar këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 12 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin kurse gjatë karrierës ka luajtur edhe te Chelsea e Real Madridi.