Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea i gatshëm të kthejë Moratan në Stamford Bridge

Foto: Reuters

Ekipi anglez Chelsea po përgatitet për ta rikthyer në ekip sulmuesin, Alvaro Morata i cili është si huazim tek Atletico Madrid.

Mediat angleze raportojnë se nëse Atletico nuk do ta blejë spanjollin, atëherë Chelsea do ta rikthejë atë në “Stamford Bridge”, transmeton KP.

Morata i është bashkuar Atleticos si huazim për 18 muaj dhe nëse Diego Simeone nuk e bën të qartë se nëse do ta blejë apo jo, atëherë ai do largohet më herët nga Atletico.

Morata ka dëshirë të luaj për Atleticon, mirëpo për të Chelsea kërkon 50 milionë euro.

Morata nuk e di nëse do të luajë në Atletico sezonin e ardhshëm sepse klubi spanjoll harxhoi 112.9 milionë euro për ta transferuar Joao Felixin nga Benfica dhe ka mundësi që ai të rikthehet me forcë në “Stamford Bridge”.