Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dest lëndohet, mund ta humbë stinorin

Një ditë pas disfatës ndaj Rayo Vallecano, Barcelona ka njoftuar se Sergino Dest ka pësuar një dëmtim muskulor.

Mbrojtësi i krahut, do të mungojë në ndeshjet e radhës.

Por stafi mjekësor i klubit ka paralajmëruar trajnerin Xavi Hernandez se Dest do të bëjë ekzaminimet e fundit dhe mund ta humbas sezonin.

21-vjeçari ka 21 paraqitje këtë edicion në La Liga ku ka bërë tri asistime.