Sergino Dest nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e Barcelonës, e cila të dielën e pret në shtëpi Sevillan, në ndeshjen derbi për vendin e dytë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pasur problem me kofshë në fitoren e Barcelonës 2:1 kundër Galatasarayt, para pushimit të përfaqësueseve, dhe ende nuk është i gatshëm plotësisht për stërvitje.
Xavi Hernandez udhëhoqi skuadrën në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Sevillan që luhet të dielën në orën 21:00. Desti nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm edhe për takimin kundër Eintracht Frankfurtit të enjten.
Luuk de Jong po ashtu mungoi të shtunën në stërvitje për shkak se është infektuar me COVID-19.