Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dest do të mbetet te Barcelona

Mbrojtësi i krahut, Sergino Dest nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona përkundër ofertave që i ka në tavolinë. Agjenti i Destit, ka insistuar se klienti i tij ka refuzuar të gjitha klubet e interesuara për të pasi është i vendosur të mbetet te Barcelona.

Më herët, klubi spanjoll ka ftuar skuadrat e interesuara për amerikanin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij. 21-vjeçari këtë sezon ka 16 paraqitje dhe tre asistime ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2025. Dest iu bashkua Barçës në vitin 2020 nga Ajaxi për 21 milionë euro.

“Klienti im nuk e ka ndërmend që ta ndërrojë klubin. Ai është i vendosur të mbetet te Barcelona, ekip me të cilin ka kontratë”, ka thënë agjenti Michael Reschke.