Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dest konfirmon qëndrimin te Barcelona

Sergino Dest nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka bërë të ditur se është i lumtur te skuadra spanjolle.

Dest, i cili ka kontratë deri në vitin 2025 me Barçën bëri vetëm 31 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar mes një serie dëmtimesh dhe mbrojtësi ishte lidhur me një largim nga “Camp Nou”.

“Jam i lumtur në këtë klub dhe patjetër do të qëndroj këtu”, u shpreh Dest.

Artikuj të ngjashëm