Të enjten, më 2 nëntor, palestra e vogël e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë duhet të jetë e gatshme për të plotësuar standardet që i ka kërkuar FIBA për ndeshje të përfaqësueses së Kosovës në basketboll.
Ndonëse ishte premtuar, në palestër as që kanë nisur punimet për të rritur kapacitetin dhe për të përmirësuar ndriçimin, ndër të tjera. Jo vetëm që nuk do të respektohet afati i vënë nga zyrtarë të FIBA-s, por punët rrezikojnë të mos përfundojnë fare deri më 24 nëntor kur Kosova e pret Lituaninë, njërën prej përfaqësueseve më cilësore në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shumë paqartësi dhe të panjohura lidhur me atë ndeshje të Kosovës. Nuk dihet saktë nëse do të luhet në Prishtinë, si opsioni i vetëm për Kosovë, nëse do të nisë fare renovimi i palestrës apo nëse FIBA në fund do të mbyllë sytë dhe do të lejojë që prapë ndeshja të luhet në palestrën që thuhet se nuk plotëson kriteret minimale.(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.