Palestra e vogël e Pallatit të Rinisë në Prishtinë pritet të jetë vërtet e vogël për të zënë të gjithë të interesuarit për të parë nga afër ndeshjen mes Kosovës e Lituanisë.
Lituania është prej përfaqësueseve më të mira evropiane në basketboll dhe do të luajë ndaj Kosovës në hapje të raundit të parë të eliminatoreve evropiane për botërorin “Kina 2019”. Ndeshja duhet të luhet më 23 nëntor të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLituania do të jetë bindshëm përfaqësuesja më e madhe që shkel në Kosovë. Por nuk është plotësisht e sigurt që lituanët do të vrapojnë në parketin e palestrës së vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Ekziston rreziku i madh që Kosova të detyrohet që këtë ndeshje ta luajë jashtë territorit të saj. Për një rrezik të tillë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka paralajmëruar këtë fundjavë Federatën e Basketbollit të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.