Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lituania llogarit në fitore të sigurt

Lituania të enjten mbrëma mbërriti në Prishtinë, ku një ditë më vonë (sot) do të luajë ndeshjen eliminatore për Botërorin "Kina 2019" me Kosovën.

Lituania ka ardhur pa lojtarët më të mirë, pasi NBA-ja dhe Euroliga nuk lejojnë lojtarët në këtë fazë të ndihmojnë përfaqësueset, por trajneri lituan, Dainius Adomaitis, këtë nuk e merr si arsyetim, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se ekipi i tij kërkon fitoren në çdo ndeshje, pati apo nuk pati lojtarët më të mirë. Kështu, Adomaitis nuk vë në dyshim as fitoren kundër Kosovës, që është e para e kësaj faze kualifikuese - Grupi C. Në grup janë edhe Hungaria e Polonia.

Lituanët janë vendosur në hotelin e njëjtë me Përfaqësuesen e Kosovës, në dalje të Prishtinës.

Lituanët të premten (sot) paradite do të mbajnë një seancë stërvitore. Ndeshja ndërmjet Kosovës e Lituanisë, zhvillohet prej orës 19:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.