Më pak se 200 mijë euro nevojiten për rinovimin e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, që të përmbushen kriteret e nevojshme të kërkuara nga FIBA për zhvillimin e ndeshjeve eliminatore në kuadër të botërorit "Kina 2019".
Përfaqësuesja e Kosovës më 24 nëntor duhet të luajë kundër Lituanisë, por deri më tani asgjë nuk është prekur me dorë në palestër, me gjithë premtimet që ishin dhënë në muajin shtator kur për vizitë në Prishtinë ishte këshilltari i sekretarit gjeneral të FIBA-s, Lubomir Kotleba, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy i fundit kishte kërkuar që palestra të jetë e gatshme deri më 2 nëntor, por tri ditë para se të skadojë ky afat, nuk është bërë asgjë e as nuk dihet nëse do të bëhet.
Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) po shpresojnë që gjithçka të jetë gati deri më 20 nëntor kur në Prishtinë do të jetë delegati teknik i FIBA-s për të konstatuar nëse është gjithçka në rregull për t'u zhvilluar ndeshja me Lituaninë. Nëse konstatohet se ndeshja nuk mund të luhet, atëherë dënimet do të jenë drastike, meqë për këtë ka paralajmëruar FIBA.
Për të plotësuar kriteret e kërkuara, duhet të shtohet numri i ulëseve në 2.813 si dhe të ndërrohet ndriçimi. FBK-ja është në pritje që të fillojnë punët, por tash për tash asgjë nuk ka konkrete përveç fjalëve se "gjithçka do të jetë gati për ndeshjen me Lituaninë"... (Tekstin e plotë e gjeni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.