Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Probleme shtesë në Pallatin e Rinisë, FIBA alarmon FBK-në

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, tash e disa ditë ka filluar rinovimin për shtimin e ulëseve ku ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll, do t’i luajë ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës si vendës.

FIBA kishte kërkuar nga FBK-ja rinovimin e palestrës me kushtet standarde të FIBA-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, beson se palestra do të jetë gati për duelin e parë ndaj Lituanisë më 24 nëntor.

Por problemi i vetëm në Pallatin e Sporteve, në Prishtinë nuk janë vetëm ulëset të cilat duhen të zgjerohen.

Përfaqësuesja pritet të tubohet më 19 nëntor për të nisur përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Lituanisë.

Kosova ndodhet në grupin C, së bashku me Poloninë, Lituaninë dhe Hungarinë.