Genc Hamiti gati çdo vit udhëton për pushime në vende të ndryshme të Evropës. Për tre vjet si fëmijë ka jetuar edhe në Suedi. Por futbollisti i zgjedhur në 11-shin e vitit 2017 nga trajnerët e Superligës nuk ëndërron të luajë në ndonjë klub të Evropës.
"Nuk kam menduar asnjëherë ta lë Kosovën. Ëndrrat e mia janë të luaj vetëm brenda kufijve të Kosovës. Djersa ime dua të derdhet vetëm në Kosovë", thotë Hamiti, shkruan sot Koha Ditore.
Hamiti, 24-vjeçar, është pjesë e klubit të futbollit Drenica dhe pranon se synimet e tij e të skuadrës dallojnë shumë prej të tjerëve.
"Një kohë kam dyshuar se kam qenë frikacak, që nuk guxoj të synoj Evropën, por tash jam bindur që kurrë nuk kam dashur të dal të bëj karrierë jashtë vendit. Nuk e them tash se kam frikë, por nuk e kam pasur dhe nuk e kam ëndërr të luaj në Evropë", ka theksuar Hamiti.
Hamiti së bashku me familjen ka jetuar për tre vjet në Suedi...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Hajdari: Jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës
-
Zeneli thotë se ëndrra e tij ishte të luante për Suedinë në Botëror
-
Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova
-
Shaqiri tregon se e kishte shqyrtuar seriozisht paraqitjen për Kosovën
-
Sahiti largohet nga Izraeli, po qëndron në Split të Kroacisë