Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeneli: Nuk doja të bllokohesha te Kosova, ëndërrova Suedinë

Besfort Zeneli

Mesfushori i Elfsborgut, Besfort Zeneli, ka thënë se ëndrra e tij ka qenë të luajë për Suedinë.

Ai thotë se refuzoi ftesën e Kosovës pasi në rast të paraqitjes me fanellën drdane, nuk do të kishte më mundësi të luante për Suedinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur u ftova nga Kosova, ndjeva sikur doja të mendoja pak më shumë. E dija që nuk do të grumbullohesha në atë kohë për ekipin A suedez, por ndjeva se duhej të mendoja më tej, sepse nëse luaj një ndeshje për Kosovën, do të isha i bllokuar. Nuk doja të bllokohesha. Ndihesha sikur dua të luaj për Suedinë. Nuk e di se kur do ta kisha rastin, por ëndrra ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë”, ka thënë Zeneli të mërkurën në një intervistë për mediumin e madh suedez “Aftonbladet”.

Zeneli 22-vjeçar luajti gjashtë ndeshje për Kosovën U21. Ai është ftuar nga Suedia për ndeshjet e muajit mars.