Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi shqiptar në BIBL: Teuta - Bashkimi

Pas humbjes në xhiron e parë në Ligën Ballkanike (BIBL), kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të luajë në udhëtim ndaj Teutës nga Durrësi në kuadër të xhiros së dytë.

Kjo ndeshje luhet të martën në Durrës dhe nis në orën 19:00.

Bashkimi në xhiron e parë pësoi në shtëpi nga Beroe, kurse Teuta që debutoi në BIBL, e nisi me fitore ndaj Akademik Bultexit (89:86).

Bashkimi është nënkampion i BIBL-it.