Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suksesi i stinorit të shkuar rëndon shumë mbi Bashkimin

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të nisë sot (e martë, 19:30) garat në Ligën Ballkanike (BIBL) kundër Beroes në Prizren.

Bashkimi është nënkampion nga edicioni i shkuar dhe një sukses i tillë rëndon shumë mbi skuadrën prizrenase, pasi këtë vit llogaritet se ka larg ekip më të dobët se që kishte.

Pos finales në BIBL, stinorin e shkuar arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës dhe në fund fitoi titullin e Kosovës, që është i pari për të.

Këto suksese duken të largëta tash për tash, marrë parasysh formën që ka treguar në katër xhirot e para të Superligës së Kosovës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)