Te Drita e Gjilani jetojnë për të mposhtur njëri-tjetrin. Por lojtarë e trajnerë të këtyre skuadrave nuk kanë qenë në gjendje të premtojnë fitoren e skuadrës së tyre në derbin e madh që luhet të enjten në Gjilan.
Premtim konkret kanë dhënë vetëm tifozët, "Intelektualët" e Dritës dhe "Skifterat" e Gjilanit. Këto dy grupe, që sa herë ka derbi e ndajnë qytetin e Gjilanit në dysh, kanë premtuar spektakël në ndeshjen e javës së shtatë të Vala Superligës në futboll, që nis në orën 15:30, shkruan sot Koha Ditore.
Ky derbi mund të mos ofrojë futbollin më të mirë, por nga të gjithë vlerësohet si ndeshja më me peshë, pasi ndeshen dy skuadra nga i njëjti qytet dhe me rivalitet të skajshëm.
Si Drita, ashtu edhe Gjilani janë të barabarta me pikë. Pas gjashtë xhirosh kanë nga dhjetë pikë. Të dyja klubet kanë synimin e njëjtë këtë edicion - të fitojnë titullin e kampionit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.