Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi në Podujevë me shumë peshë në garën për titull

Skuadrat që rrugës kanë humbur hapin për titull takohen të shtunën ndërmjet vete, për t'u lënë vend ndeshjeve të skuadrave pretendente, të dielën, shkruan sot Koha Ditore.

Gjilani - Trepça '89 dhe Ferronikeli - Liria janë ndeshjet e së shtunës që i takojnë javës së 28-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Të gjitha këto në një fazë të kampionatit janë llogaritur kandidate për titull.

89-shi e Liria i kanë nga 43 pikë në vendet katër e pesë, Ferronikeli i ka 41 pikë në vendin e gjashtë dhe Gjilani 40 në vend të shtatë.

Kështu ndeshjet ndërmjet tyre më shumë do të shërbejnë për të hequr brengat e rënies në zonën e barazhit se për t'iu afruar titullit, ndonëse matematikisht të gjitha janë në "lojë" për titull. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).