Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi në Podujevë me shumë peshë para “superfinales”

Ndonëse ka humbur hapin për titull të kampionit, Llapi megjithatë mund të ketë ndikimin e vet të madh në garën për të parin në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi të mërkurën (sot, 16:00) në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë e pret Feronikelin, në kuadër të xhiros së parafundit (32) të kampionatit të Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të mërkurën luhen katër ndeshje të xhiros së 32-të dhe të gjitha me vlerë të madhe në garë për titull apo për t'i ikur barazhit. Llapi e Drita mund të jenë skuadrat e vetme që nuk ndiejnë presionin e pikëve para ndeshjeve të së mërkurës. Llapi tani është i treti me 69 pikë, ndërsa Drita është e katërta me 48 pikë dhe në këtë pozitë do të përfundojë edicionin. Në tabelë prin Feronikeli me 74 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 72 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Me shumë gjasë titulli i kampionit do të vendoset në superfinalen e madhe të xhiros së fundit ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, që pritet të zhvillohet në fundjavë. Por me shumë peshë vlerësohet edhe xhiroja e parafundit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)