Xhirot po zhvillohen dhe Llapi mbetet dy pikë prapa skuadrave lidere, Feronikelit e Prishtinës. Por ëndrra e Llapit për titull kampioni ende ekziston dhe llapjanët janë të përkushtuar që ajo të mos prishet nga Drita.
Llapi e pret Dritën të shtunën (sot, 15:30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në njërën nga tri ndeshjet e xhiros së 29-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll me ndikim direkt në garën për titull, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita është kampione në fuqi, e katërta në tabelë me 47 pikë dhe së bashku me KEK-un e vetmja skuadër që nuk është e përfshirë në asnjë front. Dhe ky komoditet i gjilanasve mund të jetë problematik për Llapin që fitimin e tri pikëve e ka mision. Llapi është i treti me 63 pikë, ndërsa Feronikeli e Prishtina prijnë me nga 65 pikë.
Në xhiron e kaluar të tri skuadrat pretendente për titull fituan në udhëtim. Tani të tri skuadrat luajnë në shtëpi dhe llogarisin në pikë të reja. Në xhiron e 30-të Llapi është pak i favorizuar pasi luan në shtëpi me Trepçën '89, ndërsa Feronikeli e Prishtina janë mysafire të Drenicës e Dritës. Gara për titull mund të ngushtohet pas xhiros së 31-të kur luhet derbi Prishtina - Llapi. Në xhiron e 32-të është ndeshja Llapi - Feronikeli e në të fundit Feronikeli - Prishtina.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)