Drita kishte nëntë ndeshje pa humbje para se fundjavën e kaluar të pësonte nga Llapi në Podujevë. Por Llapi e fitoi me shumë vështirësi dhe me rezultat minimal, 1:0, ndeshjen ndaj kampiones aktuale, që shumë më herët është dorëzuar në tentim për të mbrojtur titullin.
Tani Prishtina e ka radhën të përballet me Dritën dhe në kampin prishtinas janë të përgatitur për një ndeshje shumë të vështirë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Drita - Prishtina luhet të shtunën (sot) nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Vlerësohet të jetë kryendeshja e xhiros së 30-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina është njëra prej tri skuadrave që lufton për titull, ndërsa mban vendin e dytë me 68 pikë. 68 pikë i ka edhe Feronikeli në vend të parë, ndërsa Llapi i vendit të tretë i ka 66 pikë.
Drita është e katërta me 47 pikë. Drita në xhiron e 31-të luan në udhëtim me Feronikelin, kështu që mund të ketë ndikim në garën për titull. Por me shumë mundësi gara do të vendoset në përballjet direkte, Prishtina - Llapi (xhiroja 31), Llapi - Feronikeli (32), Feronikeli - Prishtina (33). Në dy xhirot e kaluara skuadrat pretendente nuk kanë lëshuar pikë dhe ka gjasë që kështu të ndodhë edhe në javën e 30-të.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)