Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

’89-shi e Gjilani në barazh

Foto: Koha

Trepça ’89 dhe Gjilani do të kërkojnë biletën edhe për një sezon në Superligën e Kosovës në futboll përmes barazhit.

Pas xhiros së fundit të sezonit, ekipet mbetën në pozitat 9 dhe 10 për t’u detyruar të luajnë ndeshje shtesë për të luftuar për mbijetesë.

Trepça ’89 mposhti Kek-un 4 me 0 në xhiron e fundit, por kjo fitore nuk mjaftoi pas rivalët Flamurtari, Ballkani e Drenica po ashtu shënuan fitore.

Gjilani, në anën tjetër u mposht nga Ferizaj dhe mbyll sezonin me 38 pikë në pozitën e dhjetë.

’89-shi do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa Gjilani me Besën.

Nga liga tashmë dihet se kanë rënë Liria e Kek-u, ndërsa Feronikeli mposhti Prishtinën në garën e drejtpërdrejtë për titull kampioni.

Image
Artikuj të ngjashëm