Juventusi dhe Interi do të luajnë të dielën në orën 20:45 në kuadër të xhiros së 31-të të elitës së futbollit të Italisë.
Do të jetë garë e fortë deri në fund për titull kampioni në mes të “zonjës së vjetër” dhe kampionit në fuqi të Italisë.
Italia do t’i hapë dyert e stadiumeve plotësisht për tifozët për herën e parë në dy vjet. Tani ata do t’i kenë sytë në përkrahje të skuadrave të tyre, pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.
“Derbi i Italisë” do të zhvillohet në Torino, dhe do të jetë prej ndeshjeve të para që do të luhet me kapacitet të plotë, ndërsa ka qenë prej dueleve të para që u zhvillua me dyer të mbyllura në mars të vitit 2020.
Mund të jetë edhe duel që e vendos edhe titullin e kampionit kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të kampionatit.
Edhe
Dy derbi në Serie A
Interi pas disa gabimeve në xhirot e fundit ka mbetur në vendin e tretë, me gjashtë pikë prapa liderit dhe rivalit lokal, Milanit.
Milani e mbyll xhiron të hënën, në orën 20:45, me ndeshjen në shtëpi kundër Bolognas.
Juventusi, që në fillim të muajit shkurt kishte 11 pikë më pak se Interi, e ka ngushtuar diferencën e pikëve në vetëm një. Interi i treti ka 60 pikë. “Bianconerët” këtë sukses e kanë arritur falë serisë prej 16-të ndeshjeve pa disfatë, që thuajse ua ka siguruar vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Qëkur u mposht në shtëpi nga Atalanta në fund të muajit nëntor, Juventusi ka marrë 38 pikë nga 48 të mundshme.
Interi e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Bolognas, e cila është vendosur të luhet më 27 prill, vetëm katër javë nga përfundimi i sezonit.
Edhe
Xhiro shumë interesante në Serie A
Napoli do të ketë punë të vështirë pasi luan në udhëtim te Atalanta. Ka shumë lojtarë të lënduar e të suspenduar për shkak të kartonëve. Një prej tyre që e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. I suspenduar është edhe sulmuesi Victor Osimhen.
Takimi Atalanta – Napoli luhet të dielën në orën 15:00.