Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Denveri afër gjysmëfinales në Konferencën e Perëndimit

Denver Nuggets ka shënuar fitore 120:111 ndaj Minnesota Timberwolvesit dhe është vetëm një ndeshje larg arritjes në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.

Denveri që ishte në krye të konferencës perëndimore, tani ka epërsi 3:0 në serinë e raundit të parë të plejofit.

Asnjë skuadër nuk ka arritur që ta kthejë epërsinë e serisë kur ka qenë duke humbur në tri ndeshjet e para.

Por skuadra e Timberwolvesit duhet të fitojë të dielën, në mënyrë që të ketë shansin për t’ia arritur një gjëje të tillë.

Në Konferencën e Lindjes, Trae Young me 32 pikë ishte më i dalluari në fitoren e Atlanta Hawksit kundër Boston Celtics, 130:122.

Jayson Tatum i cili realizoi 29 pikë, e pati shansin ta barazonte rezultatin kur kishin mbetur edhe 58 sekonda, por nuk ishte i saktë nga vija për tri pikë.

Edhe Boston Celtics një fitore larg finales së madhe Basketboll Boston Celtics një fitore larg finales së madhe

Ndërkohë, New York Knicks tani ka epërsi 2:1 përballë Cleveland Cavaliersit. Neë Yorku në ndeshjen e fundit realizoi fitore me rezultatin 99:79.

“Kalorësit” u bënë skuadra e parë në këtë sezon të ligës NBA që shënojnë më pak se 80 pikë.