Gjashtë tenistët spanjollë kanë marrë dënime për kohë të gjatë dhe janë dënuar me burg për akuzat që kishin të bëjnë me kurdisjen e ndeshjeve.
Të gjithë u dënuan në Spanjë si pjesë e një rasti që ishte duke u hetuar, e që përfshinë krimin e organizuar.
Ata u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dy vjet burgim me kusht.
Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit ka thënë se ishte “një nga rastet më të rëndësishme të tenisit që kemi parë nga krimi i organizuar”.
Marc Fornell-Mestres, Jorge Marse-Vidri, Carlos Ortega, Jaime Ortega, Marcos Torralbo dhe Pedro Bernabe Franco u gjobitën secili nga 450 euro nga gjykata.
Edhe
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale
Kanë marrë edhe dënime të tjera financiare nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit.
Ata nuk do të mund të marrin pjesë në garat kombëtare e ndërkombëtare.