Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demirali kthehet te Juventusi

Merih Demiral

Merih Demiralit i ka përfunduar huazimi te Atalanta. Mediat italiane kanë bërë të ditur se lojtari është rikthyer te skuadra e Juventusit, që zotëron kartonin e Demiralit.

Qendërmbrojtësi ishte i huazuar te klubi nga Bergamo me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.

Por drejtuesit e Atalantas nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e tij.

Gjatë javëve në vazhdim do të ketë një takim të drejtuesve të Atalantas me krerët e klubit të Juventusit për të diskutuar të ardhmen e Demiralit.

Artikuj të ngjashëm