Mesfushori i Rapidit të Vjetës, Yusuf Demir sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Barcelona, kanë njoftuar mediumet spanjolle të martën. Thuhet se Demir do të jetë transferimi i parë i presidentit të ri të Barçës, Joan Laporta. Madje, mësohet se palët parimisht kanë arritur marrëveshje dhe se Barcelona për kartonin e Demirit është pajtuar të paguajë 13 milionë euro dëmshpërblim. Demir 17-vjeçar konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të talentuar në Evropë kurse ndryshe njihet me nofkën “Messi i Austrisë”.
Demir prej vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë të Rapidit kurse këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në 24 ndeshje. Ai ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin e ardhshëm kurse interesim për transferimin e tij, kanë shprehur edhe Manchester City e Manchester Unitedi.