Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron Demirin

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin e Rapidit të Vjenës, Yusuf Demirin ka raportuar të martën “goal.com”. Bëhet e ditur se ekipi spanjoll është i gatshëm të futet në negociata me austriakët për Demirin, i cili përfundimisht do të largohet në këtë verë.

Demir 17-vjeçar është njëri prej lojtarëve më atraktiv të Bundesligës austriake dhe tashmë njihet me nofkën “Messi i Austrisë”.

Te Barcelona po e shohin Demirin si pasardhës të yllit argjentinas Lionel Messi që mund të largohet në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë. Demir ka kontratë me Rapidin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Demir është produkt i akademisë së Rapidit kurse është pjesë e ekipit të parë prej verës së vitit 2019. Ai ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen U21 të Austrisë.