Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele i tepërt te Barcelona

Foto: Reuters

Barcelona po shikon ta shesë sulmuesin anësor francez Ousmane Dembele në afatin kalimtar të verës, shkruan gazeta “AS” të martën, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi i Francës ka pasur probleme të shumta me lëndime që kur iu bashkua klubit kampion të Spanjës në verën e vitit 2017 për 125 milionë euro.

Barcelona po shpreson të gjejë një klub të interesuar për transferimin e Dembeles.