Thomas Delaney i është bashkuar Hoffenhemit, që garon në Bundesligën e Gjermanisë.
31-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit aktual në klubin gjerman nga ai spanjoll, Sevilla.
Reprezentuesi i Danimarkës me klubin spanjoll ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai për Danimarkën ka luajtur 72 ndeshje.