Sulmuesi i Holadës, Wout Weghorst është rikthyer në Bundesligë dhe i është bashkuar skuadrës së Hoffenheimit. Weghorst është prezantuar të mërkurën te Hoffenheimi, ekip te i cili është huazuar nga skuadra e Burlneyt. 31-vjeçari është huazuar për një vit dhe ekipi gjerman ka opsionin e blerjes së tij verën tjetër, pasi Weghorst ka kontratë me Burnleyn deri në vitin 2025. Ky është huazimi i tretë i tij prejse iu bashkua Burnleyt në janar të vitit 2022 nga Ëolfsburgu, ekip për të cilin luajti gati katër vjet. Edicionin e shkuar, ai luajti 6 muaj për Beshiktashin dhe 6 muaj tjetër i kaloi te skuadra e Manchester Unitedit. Në total, Weghorst shënoi 11 gola dhe bëri 7 asistime në 49 ndeshje të luajtura. Ai te Hoffenheimi do ta bartë fanellën me numrin 10 dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin në edicionin e ri.
-
Çka i duhet Hoffenheimit të treshes kosovare për kualifikim në Champions?
-
Asllani beson në Champions, tregon pse vuajti Hoffenheimi me një lojtar më shumë
-
Hoffenheimi i kosovarëve ende me shpresë për Champions
-
Avdullahu synon të bëhet lojtar i nivelit të Ligës së Kampionëve
-
Hoffenheimin e kosovarëve e pret ndeshje e rëndësishme