Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Defoe konfirmon kalimin te Bournemouthi

Sulmuesi i Sunderlandit, Jermain Defoe, ka konfirmuar se po i bashkohet Bournemouthit.

Reprezentuesi anglez sivjet shënoi 15 gola në Premier Ligë, por ekipi i tij sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Championship.

“Shumë njerëz tashmë e dinë, kam kryer testet dhe kam thënë se kur të përfundoj, do të kem pushim, dhe në korrik të gjithë do ta dinë”, ka thënë ai për BBC Radio.

Ai ishte pjesë e Sunderlandit për vetëm një sezon, por falë klauzolës që kishte se nëse Sunderlandi bie nga liga, Defoes i lejohej largimi, ka arritur marrëveshje me Bournemouthin.

Artikuj të ngjashëm