Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet Jermain Defoe

Jermain Defoe ka njoftuar se ka vendosur të pensionohet. Ish-sulmuesi i Anglisë së fundi ishte pjesë e Sunderlandit, ndërsa karrierë të suksesshme ka bërë edhe te West ham United dhe Tottenhami.

Para se t’i bashkohej Sunderlandit, Defoe shënoi 32 gola në 74 ndeshje për Rangers në Skoci.

“Pas 22 vitesh lojë aktive, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Ka qenë një vendim vëret i vështirë dhe e kam diskutuar me familjen time dhe me njerëzit e mi të afërt”, shkruan në letrën e publikuar në rrjetet sociale.

Defoe për Anglinë nga viti 2004 shënoi 20 gola në 57 ndeshje. Si profesionist debutoi në moshën 17-vjeçar.