Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Defoe largohet nga Rangersi

Jermaine Defoe

Sulmuesi anglez Jermaine Defoe më nuk është pjesë e skuadrës nga Skocia, Rangers. Largimin e Defoes që kishte kontratë deri në fund të këtij edicioni, e ka konfirmuar edhe ekipi skocez. 38-vjeçari u largua nga Rangersi pas tre sezoneve, ku arriti ta fitojë një titull kampioni të Skocisë.

Sezonin e fundit, ai ka qenë në rolin lojtar-trajner dhe po ashtu asistent i Steven Gerrardit, që muajin e shkuar mori drejtimin e Aston Villas. Këtë sezon, Defoe ka pasur vetëm dy paraqitje apo tetë minuta lojë në kampionatin e Skocisë.

Ai te Rangersi u huazua në janar të vitit 2019 nga Bournemouthi por klubi nga Skocia e bëri transferimin e tij të përhershëm gjashtë muaj më vonë. Defoe karrierë ka bërë edhe te Sunderlandi, Toronto, Tottenhami, Portsmouthi e West Hami. Ai ka shënuar 20 gola në 57 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.