Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Vrij zgjedh Interin

Qendërmbrojtësi Stefan de Vrij karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Interit, kanë njoftuar mediumet italiane.

Holandezi 26-vjeçar ka zgjedhur Interin para shumë ekipeve tjera të Evropës dhe tashmë ka arritur marrëveshjen.

Ai është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe pagë vjetore mbi tre milionë euro.

De Vrij te Interi do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Lazion i skadon në fund të këtij edicioni.

Kalimi i tij tek Interi pritet të zyrtarizohet gjatë muajit të ardhshëm. De Vrij këtë edicion ka 36 paraqitje në të gjitha garat dhe gjashtë gola të realizuar.

Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2014 kur u transferua nga Feyenoordi për shtatë milionë euro dëmshpërblim.