Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Vrij pritet të rinovojë kontratën me Interin

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi Stefan de Vrij pritet të mbetet te skuadra e Interit edhe për disa vite. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e Interit tashmë i kanë ofruar holandezit rinovimin e kontratës, që i skadon në vitin 2023.

Tek Interi duan që De Vrij të mbetet në ekip deri në fund të sezonit 2025/26 dhe marrëveshja pritet të finalizohet brenda këtij muaji.

De Vrij 28-vjeçar, është pjesë e Interit prej vitit 2018, kurse karrierë ka bërë edhe te Lazio e Feyenoordi. Futbollisti i Holandës, këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me Interin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm