Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Vrij mbetet tek Interi

Interi po planifikon ta shpërblejë me kontratë të re mbrojtësin Stefan de Vrij.

Skuadra italiane do të nisë negociatat me mbrojtësin holandez që ka kontratë deri në vitin 2023.

Paraqitjet e mira të mbrojtësit holandez këtë sezon ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re.

29-vjeçari këtë sezon ka 34 paraqitje me Interin në të gjitha garat ku ka realizuar edhe një gol.

De Vrij është pjesë e Interit që nga viti 2018, kur u transferua nga Lazio për 40 milionë euro.