Mbrojtësi holandez, Stefan de Vrij sot i është nënshtruar kontrolleve mjekësore.
Lajme të këqija për Interin e Luciano Spallettit, rreth lëndimit të De Vrij.
Ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar se holandezi ka probleme muskulore e për rrjedhojë do të mbetet jashtë skuadrës nga 10-20 ditë, transmeton kp.
De Vrij do të humbë ndeshjen e radhës ndaj ish-ekipit të tij Lazio dhe duhet përmendur fakti që në asnjërën nga dy ndeshjet e mëhershme këtë sezon ai nuk ka luajtur ndaj tyre.
Dy sfidat tjera që De Vrij pritet të mungojë, janë ndaj Genoas dhe Atalantas.
Artikuj të ngjashëm