Skuadra e Interit do të jetë pa qendërmbrojtësin Stefan de Vrij në ndeshjen derbi kundër Napolit, që zhvillohet këtë vikend në Serie A, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.
De Vrij është lënduar gjatë grumbullimit me Holandën dhe tashmë është kthyer te Interi, ku pas kontrollimeve është konstatuar se ka një lëndim të muskulit të këmbës.
Shkaku i këtij lëndimi, ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Interit në duelin kundër Napolit që luhet të dielën.
Po ashtu, De Vrij do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Shakhtarit që luhet më 24 nëntor në kuadër të Ligës së Kampionëve. 29-vjeçari këtë sezon ka 15 ndeshje dhe një gol të shënuar për Interin në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm