Stefan de Vrij ka pësuar dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së Holandës me Malin e Zi dhe mund të kthehet në qytetin e modës.
Qendërmbrojtësi i “nerazzurrëve” kërkoi zëvendësim pas 90 minutave, pasi ndjeu dhimbje në kofshë gjatë barazimit 2:2 të shtunën mbrëma.
“Sky Sport Italia” raporton se ai do t’i nënshtrohet testeve tjera dhe të vendos nëse do të kthehet në Itali apo të vazhdojë me Holandën që të martën luan kundër Norvegjisë në kualifikime të Botërorit.
Holanda ende nuk e ka të sigurt vendin në Kupën e Botës 2022. Lufton me Norvegjinë për vendin e parë.
De Vrij ka luajtur 54 ndeshje me Holandën, ndërsa me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi këtë edicion, ka zhvilluar 11-të ndeshje.