Qendërmbrojtësi holandez Stefan de Vrij ka thënë se me padurim pret që t'i bashkohet skuadrës së Interit, kanë njoftuar mediumet italiane.
De Vrij ka bërë të ditur se karrierën do ta vazhdojë tek Interi, ndonëse ende nuk është prezantuar tek ekipi italian.
Ai tek Interi do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Lazion i skadon muajin e ardhshëm.
De Vrij me Interin pritet të firmosë kontratë katërvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Kam zgjedhur Interin pasi mendoj që mund të zhvillohem edhe më shumë si lojtar. Jam shumë i lumtur dhe me padurim pres t'i bashkohem”, ka thënë 26-vjeçari.
De Vrij në edicionin e fundit ka shënuar shtatë gola në 47 paraqitje për Lazion në të gjitha garat. Ai ka edhe 35 ndeshje me Holandën.