Stefan de Vrij është afër largimit nga Lazio pasi Interi ka depozituar kontratën e tij në zyrat e ligës Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, holandezi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Interin dhe do të fitojë 4.2 milionë euro në vit, plus bonuset.
26-vjeçari pritet të zyrtarizohet tek Interi më 1 korrik së bashku me sulmuesin Lautaro Martinez të Racing Club dhe Kwadwo Asamoahn e Juventusit.