Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi afër transferimit të De Vrij

Interi raportohet se është shumë afër që të merret vesh me mbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij dhe se janë duke punuar në detajet e fundit para nënshkrimit të kontratës.

Holandezit i skadon kontrata në verë dhe ka konfirmuar se do të largohet nga klubi romak me të filluar afati kalimtar veror.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Interi është pajtuar me lojtarin dhe janë afër finalizimit të parakontratës.

Pas nënshkrimit të kësaj parakontrate, Interi pritet ta dorëzojë atë në zyrat e ligës dhe më pas do të njoftojë transferimin e mbrojtësit, shkruan kjo gazetë.