Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Tomas i bashkohet Vallencanos

Sulmuesi Raul de Tomas është përforcimi më i ri i Rayo Vallecanos. De Tomas të martën është prezantuar te Vallecano, ekip me të cilin ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Ai te Vallecano është transferuar nga skuadra e Espanyolit.

Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, mediumet spanjolle kanë raportuar se Vallecano i ka paguar Espanyolit 12 milionë euro me bonuse për 27-vjeçarin.

De Tomas vitet e fundit ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë te Espanyoli, por për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Diego Martinez erdhi deri te largimi i tij. Sezonin e shkuar De Tomas realizoi 17 gola në La Liga.

Ai ka qenë pjesë e Vallecanos prej vitit 2017 deri në vitin 2019.