Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi vihet pas sulmuesit De Tomas

Sulmuesi i Espanyolit, Raul De Tomas, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “COPE” ka raportuar të hënën, se ai pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit, ekip që është në negociata me Espanyolin për lirimin e tij.

De Tomas po shihet si përforcim i duhur për sulmin e ekipit anglez, që për kartonin e tij ka ofruar 30 milionë euro.

27-vjeçari ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2026, ndërsa sezonin e shkuar realizoi 17 gola në La Liga.

Ai është pjesë e Espanyolit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Benfica.

Artikuj të ngjashëm