Matthijs de Ligt ka bërë të ditur se nuk është penduar që ka zgjedhur Juventusin, përkundër ofertave të shumta.
Mbrojtësi holandez thotë se kalimi te “Zonja e Vjetër” është hap i madh në karrierën e tij. “Gjithmonë kam menduar se ky ishte vendi më i mirë për mua dhe kurrë nuk jam penduar që zgjodha Juventusin. Jam shumë me fat që të luaj me të njëjtët lojtarë që shihja në televizion. Do të mësoj shumë këtu”, u shpreh De Ligt.
21-vjeçari u transferua te Juventusi nga Ajaxi, në vitin 2019-të për 85 milionë euro.
Ai këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje me “Zonjën e Vjetër”.