Charles De Ketelaere është një nga futbollistët belg më premtues. Mesfushori i talentuar luan për Club Bruggen, dhe këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm sidomos në Ligën e Kampionëve.
Ai ka shënuar 17 gola dhe ka nëntë asistime në të gjitha garat, ndërsa luan në pozita të ndryshme në mesfushë.
Për futbollistin që po vlerësohet si De Bruyne i ri, interesim ka shprehur skuadra e Milanit, ka shkruar të mërkurën “Gazzetta dello Sport”. Ai ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa vlerësohet rreth 35 milionë euro.
Në moshë të re, De Ketelaere ka luajtur edhe tenis, kurse në fushën e futbollit, ka luajtur edhe si qendërmbrojtës.
Artikuj të ngjashëm